Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Këngëtarja i jep fund beqarisë! Sia kurorëzon dashurinë me partnerin “misterioz” në një ceremoni private

Shkruar nga Newsbomb
Këngëtarja i jep fund beqarisë! Sia kurorëzon dashurinë

Këngëtarja e famshme Sia ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë. Ajo u martua me Dan Bernard në një ceremoni private, në Villa Olivetta, me shumë pak të ftuar.

Në fotot e siguruara nga “Page Six”, shihet nusja e veshur me fustan rozë të lehtë, të qendisur me dantella. Flokët e saj ishin stiluar në një model të ndërlikuar dhe ishin të lidhur me një vello të shkurtër.

Bashkëshorti i këngëtares, e cila shfaqej me fytyrë të mbuluar në videoklipet e saj, kishte veshur një kostum blu të hapur me një kravatë dhe këpucë të zeza.

Përpara se të shkëmbenin betimet, stafi u pa duke ndihmuar këngëtaren të kalonte nëpër shkallët për ceremoninë buzë shkëmbit, që ndodhet në të njëjtin vend ku Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u martuan vitin e kaluar.

Çifti ndau një puthje poshtë një harku me lule, te dekoruar me trëndafila rozë dhe të bardhë, ku dukeshin të lumtur teksa po shkëmbenin unazat.

Një nga daljet e para në publik të Sia-s me Berdnard ishte në premierën e filmit “Ëest Side Story” në dhjetor të 2021. E nominuara 9 herë për çmimin Grammy, u pa me partnerin e saj, i cili u quajt ‘misterioz’ nga mediet, në disa raste të ndryshme gjatë dy viteve të kaluara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese