Madhёshtia e dirigjentit F. Filipeu nё festivalin e I tё kёngёs pёr fёmijё dhe pionierё, 1971
Ai vdes nё qytetin e Lushnjёs nё vitin 1992 duke lёnё gjurmё tё thella nё kёtё qytet dhe pёr atё ç’ka thamё deri tani pёr profesorin e nderuar Fotaq Filipeu arsyetojmё se ardhja e tij nё Lushnjё ndoshta e pengoi nё njohjen e tij nё shkallё kombёtare, por pёr atё ç’ka ai na dhuroi ishte njё shans, pasi pa tё historia e zhvillimit muzikor nё Lushnjё do tё ishte e vakёt. Me potencialin e tij ai do tё shёrbente si njё start i fuqishёm pёr zhvillimin e lёvizjes muzikore nё rrethin e Lushnjёs e cila vazhdimisht do tё pёsonte ndryshime si nё fushёn e krijimtarisё, ashtu edhe nё atё tё interpretimit. Bashkia e Lushnjёs duke vlerёsuar kontributin e tij me vendim nr.77, dt 12.12.2006 vendosi t’i akordojё titullin ''Qytetar Nderi'' dhe me vendim nr. 63, dt 17.11.2009 vendosi tё emёrtojё njё nga rrugёt e qytetit me emrin''Fotaq Filipeu''.
