Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Gjaku i mamit në mure nga dhuna”, rrëfimi tronditës i Rozës: Babai u hodh nga shkëmbi

Shkruar nga Newsbomb
“Gjaku i mamit në mure nga dhuna”, rrëfimi tronditës

Moderatorja Roza Lati, një vajzë me karakter të fortë e që shpesh ka krijuar debate të ashpra në shtëpinë e madhe të Big Brother VIP. Por pas vajzës së fortë duket se fshihet një histori tronditëse dhe kjo është zbuluar gjatë mbrëmjen së djeshme në Big Brother në një rrëfëmi që Roza ka bërë për fëmijërinë.

Ajo shprehet se kishte Rita Latin nënë, që jashtë e donin të gjithë dhe i kërkonin autograf, ndërsa në shtëpi dhunohej nga bashkëshorti. Roza po ashtu ka treguar dhe një moment kur babai i saj ka tentuar të bëjnë vetëvrasje.

Po ashtu gjatë këtij rrëfimi Roza ka zbuluar se ka një vëlla nga babai, më të cilin ka marrëdhënie shumë të mira.

“Jam fëmija i Rita Latit, aktores në atë kohë të estradës së shtetit, estradës së Tiranës dhe i Kristo Latit. Rita ime ka qenë nën presionin e paragjykimeve gjithë jetën, derisa njohu babin tim.

Dhe ai e njohu Ritën time dhe e pa që ajo nuk ishte fare ashtu si paragjykohet dhe u martuan me dashuri. Një fëmijë që jam rritur, me nënën artiste që e shikonin në rrugë dhe e ndalonin të gjithë për t’i dhënë autografe dhe paraleliesht nga ana tjetër në shtëpi kishte shumë ulërima, shumë sherre dhe dhunë. Dhe gjaku i mamit nëpër mure. Babi im kur ka qenë 19 vjeç është hedhur nga shkëmbi i Dhërmiut në det dhe nga aty ku është hedhur ka patur shkëmbinj nënujor ka qenë shumë cekët dhe im atë është përplasur me kokë.

Atëherë nuk kishte aparatura që të shikonin që babait tim i kishte plasur një venë në tru. Dhe me kalimin e viteve ajo vena ju mblodh dhe ju bë tumor. Tumori në kokë e bënte agresiv pa kuptuar. Mami ka qenë në Amerikë, e prisnin për xhirimiet e filmit. Kur vjen nga Amerika sjell një video-kasetë.

Unë ulesha këmbëkryq 1 metër larg televizorit dhe rrija e shikoja. Mbaj mend e pyeta babain se ku duhet ta ndizja video-kasetën më ka kapur në ajër dhe më ka plasur në tokë. U ngrita, u ula në divan dhe nuk më doli kokërr loti, thjesht kisha ngrirë. Rita ime kuptoi që kishte ardhur një moment që nuk mbahej më. Unë dëgjoja zilen e biçikletës së babit kur vinte, mblidhja arushat dhe futesha poshtë krevatit”, ka rrëfyer Roza.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese