Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Është serioze”, Chiara flet për ndarjen nga Fedez: Po përjetojmë krizë të fortë

Shkruar nga Newsbomb
“Është serioze”, Chiara flet për ndarjen nga Fedez:

Prej javësh po thuhet se marrëdhënia mes Chiara Ferragnit dhe partnerit të saj, Fedez, nuk po shkon ashtu si duhet. Disa thonin se lajmet që po qarkullojnë janë të vërteta dhe disa të tjerë jo, por duhet të themi që s’ka dalë kot shprehja që “ku ka zë, s’është pa gjë!”

Së fundmi vetë Chiara, teksa është rikthyer në TV pas mashtrimit të supozuar të bamirësisë muaj më parë, ka rrëfyer se janë duke kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre.

Ajo pranon se thashethemet që qarkullojnë prej ditësh në rrjet janë të vërteta dhe situata është më serioze se herët e kaluara. Ndër të tjera, Chiara ka theksuar se pavarësisht kësaj krize që po kalojnë, si ajo po ashtu dhe Fedez po mendojnë çdo alternativë që fëmijët e tyre të mos preken.

 “Ne flasim, jemi dy të rritur që e duam njëri-tjetrin dhe prandaj nuk mund t’i mbyllim lidhjet brenda ditës. Të dy po përjetojmë një periudhë krize, i kemi pasur edhe në të kaluarën, kjo është pak më e fortë, ndaj le të shohim.

Gjithmonë mendohet se një personazh pas ekranit është një personazh artificial. Gjithmonë mendohet se pas çdo lëvizjeje që bëj, ka një grup ekspertësh, dikush që më këshillon, e që vendos që unë dhe burri im të distancohemi për t’i bërë njerëzit të mendojnë se ka krizë. Por nuk është kështu, nuk ka strategji, më vjen keq që njerëzit mendojnë kështu”, tha Chiara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese