Hapësire reklamuese

Ekonomi

Paqja Fiskale hyn në zbatim, fshihen borxhet e prapambetura për mijëra biznese

Shkruar nga Newsbomb
Paqja Fiskale hyn në zbatim, fshihen borxhet e prapambetura për
Foto ilustruese

Ligji i Paqes Fiskale, i miratuar në vjeshtën e vitit 2025 nga qeveria dhe më pas nga parlamenti, ka hyrë sot në fuqi duke i hapur rrugën fshirjes së borxheve të prapambetura. Me këtë nismë synohet të lehtësohet barra e bizneseve dhe të pastrohen bilancet tatimore, duke prekur një shumë prej rreth 2.1 miliardë euro detyrime të papaguara ndër vite.

Sipas dispozitave, çdo borxh i krijuar deri në fund të vitit 2014 shlyhet automatikisht. Për periudhën 2015–2020, bizneset që paguajnë gjysmën e detyrimeve deri në qershor 2026 do të përfitojnë faljen e pjesës tjetër bashkë me gjobat dhe kamatat.

Nëse pagesa ndahet në këste deri në dhjetor 2026, falja zbret në 25%. Ndërkohë, për borxhet e krijuara nga 2020 deri në fund të 2024-ës, falen gjobat dhe kamatat me kusht që detyrimi kryesor të paguhet brenda vitit 2026.

Ligji nuk prek detyrimet e krijuara pas vitit 2025, por pritet të sjellë një lehtësim të madh për mbi 200 mijë biznese debitorë, duke u dhënë mundësinë të rifillojnë aktivitetin pa barrën e borxheve të vjetra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese