Në Paris është zhvilluar së fundmi Forumi Global për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Integritetin, në të cilën Shqipëria u përfaqësua nga Marcela Kërëku, drejtoresha e Drejtorisë së Integritetit, Mbikëqyrjes dhe Ankesave Administrative e Gjyqësore pranë DAP.
Fokusi i këtij takimi kanë qenë trajnimet e zhvilluara në sektorin publik dhe kurset online përmes të cilave synohet forcimi i etikës dhe integriteti të nëpunësve civilë.
Po ashtu, u soll në vëmendje dhe lidhja mes integritetit, thjeshtimit të procedurave administrative duke vënë në fokus dhe ndikimin e tyre në zhvilllimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
Postimi i plotë:
Paris – Shqipëria në Forumin Global të OECD për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Integritetin 2026
Nën përfaqësimin e Marcela Kërëku, Drejtor i Drejtorisë së Integritetit, Mbikëqyrjes dhe Ankesave Administrative e Gjyqësore pranë DAP, kontribuoi në diskutimet mbi rolin e integritetit si motor për konkurrueshmëri dhe zhvillim.
Në sesionin “Avantazhi i integritetit: Integriteti në sektorin publik përmes trajnimit” u theksua rëndësia e trajnimeve në sektorin publik dhe përdorimit të kurseve online për forcimin e etikës dhe integritetit të nëpunësve civilë, si pjesë e reformave për një administratë më efikase, transparente dhe të përgjegjshme.
Diskutimet sollën gjithashtu perspektivën e lidhjes midis integritetit, thjeshtimit të procedurave administrative dhe ndikimit të tyre në klimën e biznesit dhe zhvillimin ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Shqipëria mori pjesë në këtë forum në bashkëpunim dhe mbështetjen e ReSPA.
