Nga Ola Xama
Le të kuptojmë një gjë të thjeshtë: një produkt e gjen vendin në një shtet, nëse aty ka treg. Nëse nuk ka, atëherë asgjë nga ajo që shitet publikisht nuk është e vërtetë. Mund të jetë propagandë, lobim, interesa, çdo gjë tjetër në letër dhe fjalë. Por vetëm kaq.
Disa javë më parë, një nga kryelajmet që pushtoi mediat në Shqipëri ishte mbërritja e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Kimberly Guifolye, për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes një kompanie private, me shoqërinë publike të gazit në Shqipëri (Albgaz) për furnizimin me gaz amerikan të Shqipërisë.
Sipas përshkrimit që u dha, pala shqiptare angazhohej për lidhjen e një kontrate me vlerë 6 miliardë dollarë për furnizimin me gaz të lëngshëm për 20 vjet të Shqipërisë, ndërtimin e një porti për shpërndarjen e gazit, rritjen e kapaciteteve prodhuese të termocentralit të Vlorës dhe ndërtimin e tubacionit që lidh nyjen dalëse të gazsjellësit Trans Adriatic në Fier me Tec-in e Vlorës.
Në asnjë deklaratë për mediat nuk u njoftua emri i kompanisë me të cilën u nënshkrua marrëveshja, këtë do e mësonim nga mediat greke. Kompania që u nënshkrua memorandumi ishte Atlantic SEE LNG Trade, firmë greke me aksionerë AKTOR Group që zotëron 60% të kuotave dhe DEPA Commercial, shoqëria publike kryesore e furnizimit me gaz në Greqi, e cila ka 40% të aksioneve. Kjo firmë ka nënshkruar një kontratë 20 vjeçare me firmën amerikane Venture Global, për importin e gazit amerikan dhe shpërndarjen e tij në rajon. Nga ky gaz projektohet që të furnizohet dhe Shqipëria...
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 57 të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Maj dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!
