Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Dua Lipa merr vëmendjen në Javën e Modës në Milano (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka bërë që edhe këtë herë sytë e të gjithëve të kthehen drejt saj. 27-vjeçarja ka treguar gjithmonë se është shumë e kujdesshme në veshjet e zgjedhura për çdo eveniment që paraqitet duke tërhequr vëmendje.

Dua u shfaq në Javën e Modës në Milano dhe duket se ndryshe nga herët e tjera ajo ka guxuar më shumë me veshjen e saj. Këngëtarja  është paraqitur me një dantellë të zezë rrjete transparente dhe poshtë kishte veshur të brendshme të zeza, si dhe i kishte kombinuar me një palë taka të zeza.

Duket se veshjes së saj ka dashur t’i shtojë edhe ngjyra në mënyrë që “të thyejë” të zezën dhe ka zgjedhur që në dorë të mbajë një çantë të kuqe në formë zemre. Dua Lipa u pa para disa ditësh duke dalë nga një eveniment së bashku me një mashkull misterioz, duke ngritur kështu dyshimet se ylli i muzikës mund të ketë nisur një lidhje të re dhe të ketë hedhur pas krahëve lidhjen e saj dy vjeçare me Anիar Hadid, vëllain e dy supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese