Hapësire reklamuese

Aktualitet

Denoncimi i avokatit të Agron Shehaj: Policia na ka vënë shiritin, nuk japin sqarim për mbylljen e biznesit

Shkruar nga Newsbomb
Denoncimi i avokatit të Agron Shehaj: Policia na ka vënë

Orion Nallbati, avokati i deputetit demokrat Agron Shehaj, ka denoncuar këtë të premte veprimet që ai i konsideron antiligjore të Policisë së Tiranës. Sipas Nallbatit, blutë e kryeqytetit i kanë vendosur shiritin biznesit të Shehajt te Rruga e Elbasanit dhe nuk kanë dhënë asnjë sqarim.

Shefi i IT në këtë biznes është shoqëruar nga Policia, pasi ka kërkuar shpjegime për ndalimin e punëtorëve dhe ndërprerjen e punës. Sipas avokatit, ata do të bëjnë kallëzim për veprimet e policisë.

Më herët, në ditët e fundit të vitit të kaluar, deputeti Agron Shehaj e ka ngritur dhe vetë shqetësimin për sulmet mbi bizneset e tij nga Policia. Ai ka pretenduar se është sulmuar për shkak të bindjeve dhe partisë politike të cilën përfaqëson.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll