Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Dafina Zeqiri drejt altarit, zbulohet se kur do martohet këngëtarja

Shkruar nga Newsbomb
Dafina Zeqiri drejt altarit, zbulohet se kur do martohet këngëtarja

Këngëtarja Dafina Zeqiri prej disa muajsh është në një lidhje serioze me biznesmenin e njohur të Kosovës, Kreshnik Gjergji.

Duket se marrëdhënia e tyre po ecën mirë dhe me ritme të shpejta, pasi çifti ka vendosur që lidhjes së tyre tashmë t'i japin një emër.

“Prive” bën me dije se në janar të 2024 çifti do të kurorëzojë dashurinë në martesë, duke i thënë “po” njëri tjetrit. Mësohet se ceremonia do jetë private dhe do ketë diku te rreth 100 të ftuar.

Këngëtarja ishte në një lidhje disa vjeçare me Dj Geek, por më pas konfirmuan se lidhja mes tyre kishte marrë fund. Më pas ishte vetë Dafina që me anë të disa postimeve në rrjetet sociale konfirmoi lidhje me biznesmenin e Kosovës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese