Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar në lidhje me sulmet e kryera sot nga Irani drejt Izraelit.
Ai i ka bërë thirrje Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave.
Duke folur për rrjetin amerikan Fox News, Trump tha se marrëveshja do të nënshkruhej në fillim të javës së ardhshme. Ai gjithashtu theksoi se forcat e armatosura janë në gjendje gatishmërie.
“I keni lëshuar raketat tuaja. Kaq mjafton. Kthehuni në tryezën e negociatave dhe arrini një marrëveshje. Do të kisha thënë se marrëveshja do të nënshkruhej të hënën, të martën ose të mërkurën, dhe tani ndodh kjo. Forcat e armatosura amerikane janë në gjendje gatishmërie.”tha presidenti amerikan.
Kujtojmë ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben Gvir, bëri thirrje që Teherani të digjet sot.
"Teherani duhet të digjet sonte!" shkroi këtë ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir, në rrjetin social ‘X’.

