Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

PAMJE “apokaliptike” nga Filipinet! Tërmeti 7.8 ballë shkund vendin, njerëzit dalin në mes të rrugës dhe mbahen pas njëri-tjetrit

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE “apokaliptike” nga Filipinet! Tërmeti 7.8 ballë
Foto nga Filipinet

Një tërmet shumë i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë ka goditur Filipinet, duke u marrë jetën të paktën 8 personave dhe duke lënë të plagosur 200 të tjerë. Pamjet e qarkulluara në rrjet janë të frikshme, në to shihen ndërtesa që shkrumbohen dhe dhjetëra njerëz që kanë dalë në rrugë për të mbrojtur veten.

Lëkundja sizmike u regjistrua rreth 16 kilometra larg bregdetit të ishullit Mindanao, bëri të ditur Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), duke shkaktuar alarm për tsunami nga Qendra e Paralajmërimit për Tsunami në Paqësor.

Me kalimin e orëve, situata nisi të qetësohej. Indonezia hoqi alarmin për tsunami vetëm pak orë pasi kishte urdhëruar evakuimin e zonave veriore të rrezikuara nga valët. Sipas Agjencisë së Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës, alarmi për tsunami u mbyll katër orë e gjysmë pas shpalljes së tij.

Agjencia raportoi valë të vogla tsunami në të paktën nëntë zona të Indonezisë, ndërsa më e larta arriti 0.75 metra në ishullin Sangihe.

Bilanci i dmeve të shkaktuara prej tërmeteve mbetet ende paraprak, autoritetet vijojnë të kryejnë vlerësimet për zonat e prekura.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese