Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Mbretëria e Bashkuar rreshtohet krah SHBA-së, thirrje Iranit: Ktheu në tryezën e bisedimeve

Shkruar nga Newsbomb
Mbretëria e Bashkuar rreshtohet krah SHBA-së, thirrje Iranit: Ktheu
Ne foto: Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer dhe presidenti amerikan Donald trump

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka reaguar pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke i cilësuar ato si një përpjekje për të përballuar një kërcënim serioz ndaj sigurisë ndërkombëtare.

Në një deklaratë për shtyp, Starmer tha se programi bërthamor i Iranit përbën një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare. Ai theksoi se Irani nuk duhet lejuar kurrë të zhvillojë armë bërthamore.

Duke folur për tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, ai shtoi: “Situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe stabiliteti rajonal është përparësi. Ne i bëjmë thirrje Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave dhe të gjejë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund kësaj krize.”

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese