Hapësire reklamuese

Bota

Maduro i “gjunjëzuar” para Donald Trump, presidenti i pamëshirshëm: Amerika do ta ndëshkojë, bosat e drogës futeshin në SHBA! Infrastruktura e naftës, sërish e jona

Shkruar nga Newsbomb
Maduro i “gjunjëzuar” para Donald Trump, presidenti i
Trump dhe Maduro

Gjatë konferencës për mediat, Donald Trump u ndal te çështjet e sigurisë kufitare, pasuritë strategjike dhe përgjegjësia penale e regjimit venezuelian. Ai deklaroi se autoritetet amerikane kanë ndaluar kthimin mbrapsht të personave të rrezikshëm që synonin të hynin në SHBA, përfshirë bosë dhe shpërndarës droge, duke theksuar se kufiri amerikan tashmë është plotësisht i mbyllur dhe i kontrolluar.

Trump vuri theksin te industria e naftës në Venezuelë, duke pohuar se infrastruktura dhe platformat e naftës janë ndërtuar nga SHBA me kosto miliarda dollarë dhe se ato u morën me forcë nga regjimi i Maduros.

Ndër të tjera, presidenti amerikan theksoi se Maduro do të mbajë përgjegjësi si drejtues i një karteli të rrezikshëm droge dhe se bandat e financuara prej tij kanë shkaktuar pasiguri në SHBA. Sipas Trump, arrestimi i tij i jep fund aftësisë së Maduros për të kërcënuar qytetarët amerikanë, ndërsa e ardhmja e rajonit do të përcaktohet nga aftësia e SHBA-së për të mbrojtur territorin, interesat dhe pasuritë e saj kombëtare.

Pjesë nga fjala e Trump:

Ne ja arritëm që ti kthejmë mbrapsht mes tyre kishte bosë drogë, shpërndarës droge të cilët donin të hynin në SHBA, por tani kemi një kufi që askush nuk mund të hyjë. Platformat amerikanë të naftës Venezuela duhet tja kthejë pronarit, janë pronat tona sepse i kemi ndërtuar ne dhe kanë kushtuar miliarda dollarë. Ne ndërtuam infrastrukturën e naftës teë Venezuelës, por regjimi na i vodhi përmes forcës duke realizuar vjedhjen më të madhe të pronave amerikane në historinë e SHBA. Dhe për këtë nuk u bë asgjë.

Amerika nuk do të lejojë kurrë fuqi të huaja që të vjedhin popullin tonë, gjithashtu nën regjimin e Maduros në Venezuelë kishin mbërritur këshilltarë nga fuqi të tjera nga vende të tjera që përbënin rrezik për vendin tonë. Ishte diçka shumë e rëndësishme por në bazë të strategjisë së re krimie të tilla në dëm të popullit amerikan nuk do të ndodhin më. Gjatë administratës Trump i kemi kthyer Amerikës pushtetin e saj të fuqishëm, në rajonin tonë që sot është shumë më ndryshe nga sa ishte vetëm disa muaj më parë, para se të merrja mandatin e dytë. E ardhmja do të përcaktohet nga kapacitetet për të mbrojtur territorin, intereat dhe pasuritë kombëtare.

Diktatori dhe krimineli Maduro do të mbahet përgjegjës dhe do të ndëshkohet si kreu i një karteli shumë të rrezikshëm droge. Ai dhe gruaja e tij tani janë në një anije që përfundimisht do të përfundojë në Nju Jork. Bandat që Maduro ka financuar për vite me radhë kanë mbjellë terror dhe vdekje në Shtetet e Bashkuara. Maduro nuk do të jetë më kurrë në gjendje të kërcënojë jetën e qytetarëve amerikanë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese