Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Kërcënimi i hapur nga Irani për SHBA: Sulmet do t'i paguani me arkivolet e 50 mijë ushtarëve amerikanë

Shkruar nga Newsbomb
Kërcënimi i hapur nga Irani për SHBA: Sulmet do t'i paguani
Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përfshinë në luftën midis Izraelit dhe Iranit gjatë fundjavës me operacionin "Çekani", duke lëshuar raketa mbi bazën bërthamore të Teheranit.

Sulmi që përfshiu më shumë se 125 avionë ushtarakë amerikanë shënjestroi tre objekte bërthamore iraniane, Fordo, Natanz dhe Isfahan.

Irani u zotua të përgjigjet duke thënë se SHBA-të duhet të presin pasojat e rënda për sulmet që kanë kryer ndaj tyre.

Një zëdhënës iranian në televizionin shtetëror deklaroi se deri në 50,000 ushtarë amerikanë do të kthehen në Uashington në arkivole.

Kjo në përgjigje të komenteve të Presidentit Trump në lidhje me mundësinë e një ndryshimi të regjimit në Teheran.

Irani vendosi të sulmojë bazën amerikane Al Ideid në Katar por pa dëme të shumta. Ndërsa së fundmi kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se Irani i kishte paralajmëruar sulmet dhe se dëmet ishin minimale dhe pa viktima.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese