Irani i është kundërpërgjigjur Shteteve të Bashkuara të Amerikës teksa shpërthime të fuqishme janë raportuar pak çaste më parë në bazën ajrore amerikane të pozicionuar në Katar. Sipas mediave ndërkombëtare, Irani ka lëshuar 6 raketa drejt forcave amerikane në Katar.
Pak më parë Ministria e Jashtme e Katarit pezulloi trafikun ajror duke shtuar se kjo ishte një masë e shtuar lidhur me zhvillimet e fundit të ndodhura në rajonin e Lindjes së Mesme. Pezullimi i trafikut ajror erdhi pas disa sinjaleve se Irani kishte vënë nën shënjestër selinë e Komandës Qendrore të SHBA-ve (Centcom) e ndodhur në Doha, Katar.
Ndërkohë ditën e sotme, Amerika shpërndau paralajmërimin e rëndësishëm për të gjithë qytetarët amerikanë të ndodhur në botë për të treguar kujdes të shtuar, kryesisht në Katar duke i bërë thirrje për tu futur në strehimore pas sinjaleve për sulme nga Irani.
Kujtojmë që më 21 qershor Amerika kreu një sulm të madh kundër Iranit duke goditur me raketa impiantet bërthamore të Iranit, sulm ky i kryer pak përshkallëzimit të raporteve mes Iranit dhe Izraelit.
Sakaq, Zyrtari i lartë amerikan ka deklaruar për BBC se situata po monitorohet nga afër nga Departamenti i Mbrojtjes. Gjenerali Dan Caine - Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit - dhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth janë aktualisht në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë dhe se po mbajnë të informuar Trump mbi situatën.
