Presidenti Donald Trump, ka paralajmëruar së fundmi Iranin që të mos ndërmarrë asnjë veprim ushtarak kundër SHBA-së dhe Izraelit.
Duke shkruar në platformën e tij Truth Social, ai tha: “Irani sapo deklaroi se do të godasë shumë fort sot, më fort se kurrë më parë. MË MIRË TË MOS E BËJNË KËTË, MEGJITHATE, SEPSE NËSE E BËJNË, NE DO T’I GODASIM ME NJË FORCË QË NUK ËSHTË PARË KURRË MË PARË!”
Reagimi i Trump vjen pasi regjimi iranian paralajmëroi mëngjesin e sotëm se po përgatitej të niste "operacionin ofensiv më shkatërrues në historinë e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit" duke synuar bazat amerikane.
"Operacioni ofensiv më shkatërrues në historinë e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit do të fillojë drejt territoreve të pushtuara dhe bazave terroriste amerikane brenda pak çastesh", thuhej në paralajmërim.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike pretendoi se kishte synuar sulme te tjera hakmarrëse në bazat amerikane në Lindjen e Mesme.



