Joe Biden ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë në Pensilvani ku u qëllua me armë zjarri Donald Trump. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se po "lutet" që gjithçka të shkojë mirë për kundërshtarin e tij politik. I pari i SHBA-ve tha menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë:
"Jam informuar për të shtënat në mitingun e Donald Trump në Pensilvani. Jam i lumtur që dëgjoj se ai është i sigurt dhe është mirë. Unë jam duke u lutur për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme. Jill dhe unë i jemi mirënjohës Shërbimit Sekret që i siguroi jetën. Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Ne duhet të bashkohemi si një komb për ta dënuar atë", ka thënë Biden.
Kujtojmë që aktualisht Trump është në një spital privat ku po merr edhe ndihmën e nevojshme mjekësore. Mediet e huaja kanë bërë me dije se gjendja e tij është e mirë, ndërsa prokurori i çështjes konfirmoi se dy persona kanë mbetur të vdekur pas sulmit ndaj Trump.


