
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish-presidenti dhe njëkohësisht kandidati për President i SHBA-së në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump, është qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në Pensilvania, ku Trump ishte duke zhvilluar fushatën e tij.
Sipas mediave të huaja mësohet se një plumb duket se e ka kapur në veshin e tij të djathtë, ndërsa menjëherë janë futur për ta mbrojtur truprojat.
Ndërkohë, edhe pse u qëllua Trump ka dashur të mos fshihet, por me fjalët “prisni një sekond” drejtuar truprojave, ka dalë para publikut duke ngritur dorën, si për të thënë që është i pamposhtur.
Sondazh
Poll
