Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Sulmi i Iranit mbi Katar, reagon lideri suprem Ali Khamenei: Nuk dorëzohemi përpara atyre që shkelin të drejtat tona!

Shkruar nga Newsbomb
Sulmi i Iranit mbi Katar, reagon lideri suprem Ali Khamenei: Nuk dorëzohemi
Ali Khamenei

Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei ka reaguar në rrjete sociale pas sulmeve të fundit të kryera nga Irani në drejtim të Komandës Qendrore të SHBA-së e vendosur në Doha të Katarit.

Duke iu përgjigjur deklaratës zyrtare të Katarit ku thuhej se Irani kishte shkelur sovranitetin dhe ligjet ndërkombëtare, udhëheqësi suprem shkruan se nuk janë shkelur të drejtat e askujt dhe se Irani nuk do të dorëzohet.

Ne nuk kemi shkelur të drejtat e askujt,” tha ai në një postim në X duke shtuar se as nuk do të pranojmë kurrë që dikush të shkelë të drejtat tona dhe nuk do të dorëzohemi para shkeljes së askujt. “Kjo është logjika e kombit iranian”, shkruan ai.

Irani sulmoi sot bazën ajrore amerikane al Udeid në Katar, si një kundërpërgjigje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas sulmeve të këtyre të fundit të kryera më 21 qershor teksa u goditën centralet bërthamore të Iranit.

Kjo bajzë ajrore ishte evakuuar më parë pas sinjaleve për rrezikun që i kanosej teksa Katari gjithashtu pezulloi dhe hapësirën ajrore pas përshkallëzimit të tensioneve në rajon.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese