Hapësire reklamuese

Bota

Gjigandët e teknologjisë të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump

Shkruar nga Newsbomb
Gjigandët e teknologjisë të pranishëm në
Mark Zuckerberg, Jeff Bezos, Sundar Pichai dhe Elon Musk

Në Capitol Rotunfa në SHBA po zhvillohet ceremonia inauguruese e presidentit Donald Trump, një ceremoni madhështore që ka bërë bashkë ish-liderët amerikanë si dhe shumë personazhe të njohur mediatikë të fushave më me ndikim në botë.

Pas rreshtit të familjarëve të Trump, në rradhë kryesore janë pozicionuar portetet e gjigandëve të teknologjisë botërore, figura të mëdha që kanë patur një peshë të rëndësishme në fushatën elektorale të Trump .

Bëhet fjalë për Elon Musk, Mark Zuckerberg e Sundar Pichai, personazhe që jo vetëm kanë në posedim pasuri marramendëse, por gjithashtu kanë nën kontrollin e tyre disa prej rrjeteve më të fuqishme në botë si X, Meta dhe Google.

Drejtori Ekzekutiv i Tesla, SpaceX dhe X ishte një nga mbështetësit më të zëshëm të fushatës së Trump, duke kontribuar me mbi 250 miliardë dollarë. Musk gjithashtu do të bashkëdrejtojë një këshill të ri qeveritar të quajtur Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE).

I pranishëm është edhe drejtori Ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, i cili më parë kishte pasur marrëdhënie të tensionuara me Trump, por mesa duket mori pjesë në inaugurim. Meta dhuroi 1 milion dollarë për fondin inaugurues dhe rishikoi politikat e moderimit të përmbajtjes në platformat e saj, duke zëvendësuar verifikimin nga palët e treta me "shënime të komunitetit" të krijuara nga përdoruesit në SHBA.

Edhe themeluesi i Amazon-it, Jeff Bezos, nuk mungoi. Ai dhuroi 1 milion dollarë për fondin inaugurues dhe Prime Video që po transmeton ceremoninë drejtpërdrejt. Bezos, i cili zotëron Washington Post, mori vendimin për të ndaluar mbështetjen e gazetës gjatë garës presidenciale, duke shkaktuar largime masive gazetarësh.

Prania e figurave të rëndësishme të industrisë nxjerr në pah nxitjet e tyre në rritje ndaj Trump pas fitores së tij elektorale si dhe fuqizimin e botës teknologjike dhe ndërthurjen në politikë, një kompleks ky i paralajmëruar nga Biden që do të kërcënojë bindshëm lirinë dhe demokracinë amerikane.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese