Hapësire reklamuese

Bota

Britanikët u drejtohen sot kutive të votimit, Sunak dhe Starmer në garë për kryeministër

Shkruar nga Newsbomb
Britanikët u drejtohen sot kutive të votimit, Sunak dhe Starmer
Sunak dhe Starmer në garë për kryeministër

Britanikët do të shkojnë sot në kutitë e votimit  për të zgjedhur qeverinë e ardhshme të vendit të tyre.

Edhe pse votimet sapo kanë fituar dhe nuk dihet se kush mund t’i fitojë këto zgjedhje, sondazhet më herët kanë treguar se avantazh ka Partia Laburiste.

Nëse kjo parti shpallet fituese, atëherë do marrë fund mbizotërimit 14-vjeçar i Partisë Konservatore. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 22:00, sipas kohës lokale.

Rreth 50 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar. Ata mund të votojnë duke shkuar nëpër vendvotime, me postë ose nëpërmjet një përfaqësuesi. Votuesit në Britani do t’i zgjedhin 650 deputetë për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar në Parlament.

Kryeministri Rishi Sunak habiti në maj kur thirri zgjedhje të reja, të cilat në fakt ishin për t’u zhvilluar në janar të 2025.

Pas plot 14 vjetëve në pushtet me pesë kryeministra të ndryshëm, Partia Konservatore e Rishi Sunakut pritet t’i humbë zgjedhjet kundër partisë kryesore opozitare, asaj Laburiste, e cila udhëhiqet nga Keir Starmer.

Britanikët kanë pak tolerancë për dy partitë kryesore

Opinioni publik në të njëjtën kohë për herë të parë në gati dy dekada duket i qartë për të gjithë botën politike: nëse nuk performoni, do të keni një kohë të shkurtër në pushtet...

Analistët politikë theksojnë për BBC se nëse diçka ka ndryshuar shumë që nga viti 2019 dhe pandemia e më tej, është toleranca dhe fleksibiliteti minimal që britanikët janë të gatshëm të tregojnë ndaj dy partive të tyre kryesore.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese