Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Iranit të mos ndërmarrë asnjë veprim të mëtejshëm që mund të “destabilizojë” Lindjen e Mesme.
Në një deklaratë të përbashkët, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz thonë se kanë qenë “vazhdimisht të qartë se Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore” dhe mbështesin sigurinë e Izraelit.
"Qëllimi ynë vazhdon të jetë parandalimi i Iranit nga pajisja me armë bërthamore", thanë ata ndër të tjera.
Udhëheqësit ndër të tjera i kanë bërë thirrje Iranit që të angazhohen në negociata për të siguruar një marrëveshje që “adreson të gjitha shqetësimet që lidhen me programin e tij bërthamor”.
"Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për këtë qëllim në koordinim me të gjitha palët", thonë ata.

