Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është rikthyer sërish në “Murin e Lotit” në Jerusalem ku dhe është lutur për suksesin e luftës kundër Iranit si dhe për mirëqenien e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
"Dhe qoftë i lartësuar Presidenti i Shteteve të Bashkuara për marrjen përsipër të dëbojë të keqen dhe errësirën nga bota", ka shkruar Netahyanu në letrën e tij të lutjeve.
“Kombi është ngritur si një luan”, shkruan ai ndër të tjera, një lojë fjalësh mbi profecinë biblike rreth bijve të Izraelit që ngrihen si një luan.
“Ne do të vazhdojmë të kryejmë mrekulli dhe mrekulli për të siguruar përjetësinë e Izraelit për breza me radhë. Jam krenar për popullin tonë”, ka thënë ai, teksa mbante veshur një shall lutjeje.
Kjo vizitë e kryeministrit izraelit ka ardhur vetëm disa orë pas sulmeve të Shtevete të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit.
Ishte vetë presidenti Donald Trump, ai i cili konfirmoi operacionin "Çekani i Mesnatës" përmes rrjetit të tij social Truth.
“Kemi përfunduar me sukses sulmin ndaj tre objekteve bërthamore. Të gjitha avionët tanë janë larguar nga hapësira ajrore iraniane dhe janë në rrugë të sigurt drejt bazave. Fordoë, objekti kryesor, është goditur me një ngarkesë të plotë bombash. Asnjë ushtri tjetër në botë nuk do të kishte mundur ta bënte këtë. Tani është koha për paqe”, deklaroi ai teksa më tej në një fjalim të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë sqaroi se sulmi kishte për qëllim ndalimin e kërcënimit bërthamor nga “shteti i parë që sponsorizon terrorizmin”.
Ai tha se objektet bërthamore iraniane janë thuajse plotësisht të shkatërruara, teksa i bëri më tej thirrje Iranit që të zgjedhë paqen.
Presidenti amerikan theksoi se ndaj objektit të Fordoë, të njohur si “mali bërthamor”, avionët B-2 të Forcave Ajrore Amerikane hodhën bomba “bunker-buster” (sipas Fox Neës 6 të tilla) me peshë 14 ton secila. Ndërsa, ndaj impianteve të Natanz dhe Esfahan janë përdorur mbi 2000 raketa Tomahaëk, të lëshuara nga nëndetëse amerikane nga një distancë prej 650 kilometrash.

