Hapësire reklamuese

Bota

“Ai s’do ndalojë kurrë së luftuari”, vajza dhe djali i Donald Trump reagojnë pas atentatit ndaj të atit

Shkruar nga Newsbomb
“Ai s’do ndalojë kurrë së luftuari”, vajza dhe
FotoArkiv/ Trump me vajzë dhe djalin

Vajza Ivanka Trump dhe djali Donald Trump Jr kanë reaguar pas tentativës për të vrarë babain e tyre gjatë mitingut në Pensilvani.

Ivanka Trump me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar gjithë mbështetësit për dashurinë dhe lutjet pas tentativës për të vrarë Donald Trump.

“Faleminderit për dashurinë dhe lutjet tuaja për babanë tim dhe viktimat e tjera të dhunës së pakuptimtë të sotme në Butler, Pensilvani. I jam mirënjohës Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot. Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë. Të dua babi, sot dhe gjithmonë”, ka shkruar ajo.

Po ashtu mediat e huaja raportojnë se Donald Trump Jr ka zhvilluar një telefonat me babain e tij dhe thotë se ai është mirë.

“Sapo fola me babain tim në telefon dhe ai është në humor shumë të mirë. Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari për të shpëtuar Amerikën”, ka thënë ai.

Kujtojmë që ish-presidetit dhe kandidatit aktual për president në SHBA, iu bë atentat teksa po mbante fjalimin në padium në një miting në Pensilvani.

Një 20-vjeçar qëlloi me armë drejt Trump duke i shkaktuar një plagë në vesh, ndërsa mbeti i vrarë një person që po merrte pjesë në miting si dhe u plagosën dy të tjera. FBI po heton ngjarjen për tentativë vrasjeje.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese