Hapësire reklamuese

Bota

Trupi i pajetë në tarracë, 20-vjeçari snajperist tentoi të ekzekutonte Donald Trump

Shkruar nga Newsbomb
Trupi i pajetë në tarracë, 20-vjeçari snajperist tentoi
Trupi i pajetë i 20-vjeçarit

Autori i dyshuar i sulmit ndaj ish-presidentit Donald Trump është një 20-vjeçar nga Pensilvania.

Personi i armatosur hapi zjarr me snajper nga çatia e një ndërtese rreth 300 metra larg podiumit ku po fliste Trump. 20-vjeçari qëlloi disa herë me armë, duke plagosur në vesh Trump, e duke shkaktuar një viktimë nga personat që ishin në miting dhe dy të tjerë të plagosur.

20-vjeçari ishte pozicionuar në tarracë dhe teksa ish-presidenti po mbante fjalimin ai ka hapur zjarr duke shkaktuar një situatë kaotike që nuk ishte parë ndër vite në SHBA.

Një ekip snajperësh të Shërbimit Sekret Amerikan kanë ekzekutuar autorin 20-vjeçar. Siç shihni dhe në foton e mëposhtme, trupi i pajetë i autorit shihet mbi tarracë nga ku hapi zjarr.

Trupi i pajetë në tarracë, 20-vjeçari snajperist tentoi
 

“Për momentin, ne nuk jemi gati të identifikojmë se kush është sulmuesi, jemi afër identifikimit të tij. Ai nuk kishte asnjë letërnjoftim. Hetuesit do përdorin ADN për të konfirmuar identitetin e tij”, tha agjenti i FBI-së Kevin Roak.

Dy të vdekur dhe dy persona të plagosur në gjendje kritike është bilanci nga ngjarja tronditëse në SHBA. I vdekuri është autori i atentatit ndaj Trump dhe shtetasi i dytë nga turma.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese