Pusho në paqe o At i dashur. E poqese Vatra e vatranët së bashku me Diellin e tyre nuk janë në lartësinë e duhur të të përirojne ashtu siç duhet, na fal, siç na fale përherë, dhe lutu për ne, për Kishën tonë, për Vatrën tonë, për popullin shqiptar, që lart e më lart të mbajmë e të ruajm atë trashëgim, që po na len duke u nda prej nesh. Ne kemi për të Ju kujtuar përherë, derisa dhe ne të mbyllim syte e do të vijmë e të bashkohemi me Ty në atë vend ku Ti sot pushon nga mundi e djersa e sa sa vjetëve, për të parë një Shqipëri të lirë një kulturë shqiptare, një vatër në vatrën e Washingtonit, që dritë dhe rreze shpërndanë e do të shpërndajë në brezëritë e ardhshme.
*(Përgatiti për botim Gjekë Gjonlekaj me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së Fan S.Nolit. Shenojmë se në shkrimin e Dr. Athanas Gegaj nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Ulqini-Online)
