Këngëtarja shqiptare me famë boterore Bebe Rexha shpesh herë komentohet në lidhje me peshën e saj.
Së fundmi ylli i muzikës Pop ka bërë një kërkim në TikTok me shkrimin “Pesha e Bebe Rexhës”, ku ka parë disa nga komentet e fansave të saj, të cilat më pas i ndau me ndjekësit në Twitter.
“Ti shohësh është shumë shqetësuese. Unë nuk jam e mërzitur sepse është e vërtetë. Kam shtuar në peshë. Por kjo është thjesht e keqe. Faleminderit të gjithë njerëzve që më duan pa marrë parasysh çfarë”, shkroi ajo.
Ndërkohë një nga komentet që i ishte bërë këngëtares, ishte një fanse që kishte shkruar:
“E dua atë për faktin se është kaq unike dhe reale, ajo e do veten e saj brenda dhe jashtë dhe ne mund ta shohim këtë”.
Më tej, ajo publikoi një tjetër status në Twitter, ku shkruante: “Unë gjithmonë kam vuajtur me peshën time.
Më pëlqen të ha”. Më 28 prill këngëtarja ka njoftuar se do të publikohet albumi i saj më i ri i titulluar “Bebe”, duke shpresuar se mund të korë sukses që në ditët e para të lançimit.
