Ministri gjerman për Europën, Michael Roth është duke zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat me Kryeministrin Edi Rama lidhur me vijimësinë e proceseve integruese të vendit tonë në BE.
Michael roth i pyetur lidhur me premtimet që duhet të mbajë BE për Shqipërinë, tha se është vonë, por ai apo Gjermania si shtet nuk mund të ndryshojë traktatet që parashikojnë unanimitet.
Që do të thotë se çdo shtet ka veton e tij dhe nuk i varur nga fqinjët për të marrë një vendim. “Çdo shtet duhet të mbajë përgjegjësi për vendimet që merr”, tha Roth.
Pyetje: Do të ishte në interes të dinim në 22 qershor, cila është klima e vendeve anëtare për dritën jeshile për hapjen e mbledhjes ndërqeveritare, ka vende kundërshtuese?
Roth: Pandemia na ka ndryshuar të gjithëve. Ndoshta diçka është zhvilluar pozitive dhe shumëçka negative. Pasojat e saj po i vuajmë të gjithë. Ne jemi të ndërlidhur me njeri-tjetrin, na shkojnë gjërat mirë kur dhe fqinjëve u shkojnë gjërat mirë. Ju e dini që gjendja në rajon është e ndryshme. Për Shqipërinë si dhe për Maqedoninë përsa i përket rrugëtimeve të dy vendeve, klima është bërë më pozitive edhe në kontekstin e pandemisë, kemi një vështrim më miqësor ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vetëm një problem konstatoj unë, që kemi folur hapur, është mes Bullgarisë dhe Maqedonisë që ne po e trajtojmë në mënyrë të vetëdijshme, sot isha atje dhe diskutuam me partnerët që si mund të eleminohet një konflikt i tillë.
Rama: Ka apo s’ka vende skeptike ne nuk e dimë sot sepse ka dalë Bullgaria para dhe s’ka nevojë të flasin vendet e tjera. Nëse zgjidhet ngërçi do shohim ka apo s’ka vende skeptike.
Pyetje: Roth mbajtja e premtimit është një vlerë e BE që ju e përmendët më parë, si është ky raport lidhur me mbajtjen e premtimeve. Ngërçi Bullgari dhe Maqedoni mund të jetë në një kohë të pacaktuar dhe ne mbetemi peng.
Roth: Po be duhet të mbajë premtimet e them në mënyrë autokritike. Liberalizimi i vizave duhet të ishte përmbushur prej kohësh. Edhe sot është e njeta gjë kushtet janë përmbushur dhe duhet të mbajmë fjalën. BE është e strukturuar dhe unë nuk mund të ndryshojë traktatet, që parashikojnë unanimitet. Të gjitha shtetet duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre. Unë jam munduar të jem racional. Ky është një proces që të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësit e tyre.
