Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama pret ministrin gjerman Michael Roth: Konferenca e Parë Ndërqeveritare tashmë varet nga Bullgaria, Shqipëria është vendi më i përshtatshëm për të ardhur për pushime

Shkruar nga Newsbomb
Rama pret ministrin gjerman Michael Roth: Konferenca e Parë

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri ministrin gjerman të Shtetit për Europë, Michael Roth, me të cilin ka zhvilluar edhe një koferencë të përbashkët për mediat.

Në fjalën e tij Rama tha se pret nga Këshilli Europian që të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare, por problem mbetet marrëdhënia mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, me bullgarët që po pengojnë edhe çeljen e negociatave me BE-në për të dy vendet.

Rama i kujtoi Roth edhe deklaratën e ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn, me të cilin Rama u përplas pasi ministri tha se 50% e rasteve me COVID-19 në Gjermani vitin e kaluar kishin ardhur nga udhëtimet në Ballkan. Kryeministri u shpreh se Shqipëria është vendi më i përshtatshëm për të ardhur me pushime, pasi tashmë në rrugë nuk mbahen as maskat.

“E dimë të gjithë që kjo vizitë përkon me një kohë jo të parëndësishme në prag të një tjetër takimi të Këshillit Europian për një vendimmarrje të rëndësishme në lidhje me Shqipërinë. Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare është thjesht dhe vetëm çësjtje e brendshme e BE-së. Përtej faktit që duket se ka një prirje më shumë se asnjëherë tjetër, KE ndeshet me një surprizë të rahdës nga bota ballkanike, që lidhet me ngërçin e krijuar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendiminq ë ka marrë duke miratuar kornizxën negociuese dhe duke thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Nëse do të ndodhë kështu unë nuk e di, sepse varet nga sa do të arrihet të zgjidhet ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne sot kemi një mbështetje të zëshme dhe të ëprgjithshme nga të gjitha vendet, posaçërisht nga Gejrmania. Dua të bëj një falenderim publik jo vetëm për këtë temë, por në tërësi për mbështetjen që kemi patur nga Gjermania. Uroj shumë që në këtë sezon veror ne të kemi sa më shumë turistë nga Gjermania. I thashë edhe ministrit, që ndryshe nga çfarë mund të perceptohej nga deklarata e Spahn, Shqipëria është vendi më i përshtatshëm sot në Europë për të ardhur për pushime. Sot s’ka më maska në rrugë në Shqipëri”, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll