Hapësire reklamuese

Politikë

Ministri gjerman Roth uron Ramën: Arriti shumicë të qartë në zgjedhje, opozita dhe qeveria të respektojnë më shumë njëra-tjetrën

Shkruar nga Newsbomb
Ministri gjerman Roth uron Ramën: Arriti shumicë të qartë

Ministri i Shtetit gjerman për Europën, Michael Roth ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një konference të përbashkët për media nga Kryeministria në Tiranë, Roth tha se Partia Socialiste arriti një shumicë të qartë.

Ministri gjerman i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës në Shqipëri, që të kenë një qasje me më tepër respekt ndaj njëra-tjetrës.

“Dua të shpreh urimet e mija për kryeministrin që me partinë e tij arriti një shumicë të qartë dhe si social demokrat unë mund ta them që kjo është diçka e vetëkuptueshme. Dëshiroj që edhe këtu të arrihet në një qasje në respekt mes qeverisë dhe opozitës. Çështjet e kodit zgjedhor, të demokracisë, do të duhej të arrihet një gatishmëri minimale kompromisi”, u shpreh Roth.

LEXO EDHE:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu