Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Problemet me Bullgarinë, Roth: Maqedonia e Veriut të mos ndahet nga Shqipëria; Rama: Kemi kaq shuëm kohë që presim të hapet dera, në disa aspekte jemi më përpara se ata që po negociojnë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri gjerman Michael Roth dhe kryeministri Edi Rama janë pyetur në konferencën e  përbashkët nëse Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut përsa i përket çeljes së negociatave, pasi këta të fundit kanë probleme me Bullgarinë, e cila ka vendosur veton.

Roth tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit, ndaj do të punohet që të zgjidhen problemet me Bullgarinë, duke nënkuptuar se të dyja shtetet nuk duhet të ndahen nga njëra tjetra përsa i ëprket procesit të anëtarësimit në BE.

Ndërkohë kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria ëhstë në disa aspekte më përpara se vendet që po negociojnë për hapjen e negociatave, ndërsa shtoi se prej kohësh Shqiëpria pop ret që t’i hapet dera e Bashkimit Europian.

Sipas tij, edhe nëse dera nuk hapet, Shqiëpria do të vazhdojë me reformat, pasi këto reforma nuk bëhen sepse thotë BE, por bëhen për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Michael Roth: Në politikë vendoset sipas fakteve, të cilat janë vendimtare. Në rastin e Maqedonisë dhe Shqipërisë, të dyja shtetet e kanë plotësuar kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Për këtë punojmë ne, do të shfrytëzojmë çdo ditë për të komunikuar me kolegët tanë. Jam optimist dhe shpresoj që të mund të arrihet në 22 qershor.

Edi Rama: Përsa më takon mua personalisht, nuk diskutohet që do ta konsideroja një çlirim të madh pas kaq kohësh pritje pasi na u tha që dera do hapet dhe dera nuk është hapur. Edhe nëse dera nuk hapet, nuk do të jem i shqetësuar siç isha kur nuk u hap 2 herët e para. Besoj shumë që ky është një proces që lidhet me ne, vendin tonë, dhe ne nuk i bëjmë reformat dhe sakrificat pse na i kërkon BE, i bëjmë për Shqiëprinë dhe shqiptarët. Ne do të arrijmë t’u japim fëmijëve tanë Shqipërinë Europiane, njësoj si çdo shtet në Bashkimin Europian. Ndahen apo s’ndahen të tjerët, kjo nuk është çështja jonë, është e Këshillit Europian. Ne jemi “de facto” në disa aspekte më përpara se ata që po negociojnë, por kjo nuk do të thotë asgjë tjetër që ne po bëjmë detyrën dhe do ta bëjmë edhe më mirë. Nëse nuk do të vijë hapja e negociatave, ne do të shohim punën tonë dhe do ta presim kur të vijë. Ne po kërkojmë atë që na takon, të gjithë e dinë që na takon.

LEXO EDHE: Ministri gjerman e thotë HAPUR: Shqipëria ka bërë goxha, ka ecur përpara. Ne jemi më keq se ju për pandeminë, se na duhet të mbajmë ende maska
LEXO EDHE: Rama pret ministrin gjerman Michael Roth: Konferenca e Parë Ndërqeveritare tashmë varet nga Bullgaria, Shqipëria është vendi më i përshtatshëm për të ardhur për pushime
LEXO EDHE: Rama ia thotë në sy ministrit gjerman: Qytetarët duhet të udhëtojnë të lirë, s’ka rëndësi nëse kanë bërë vaksina lindore apo perëndimore






Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img