Hapësire reklamuese

Aktualitet

Avioni i tij u rrëzua në Vlorë më 1943, rreshteri britanik Peter Twiddy u varros sot te Liqeni Artificial në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Avioni i tij u rrëzua në Vlorë më 1943, rreshteri britanik

Ambasada britanike në Tiranë organizoi sot ceremoninë e varrimit të Rreshterit Peter Twiddy të Forcave Ajrore Mbretërore, në 100 vjetorin e lindjes së tij.

Ceremonia u mbajt nga Ambasadori Britanik Alastair King-Smith, te Varrezat Përkujtimore të Parkut të Madh të Tiranës, Varrezat e Ushtarëve Anglezë.

Rreshteri Twiddy humbi jetën përgjatë përplasjes së avionit Halifax në malin e Tragjasit në Vlorë në 20 tetorin e vitit 1943, ditën që mbushte 22 vjeç.

Twiddy do të prehet tashmë në banesën e fundit përgjatë një ceremonie e cila u zhvillua këtë të mërkurë tek Memoriali i të Rënëve pranë kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë, në të njëjtën ditë e cila përkon me 100 vjetorin e lindjes së tij.

Sot i bëjmë homazh Rreshterit Peter Twiddy, i cili bëri sakrificën e fundit për Mbretërinë e Bashkuar, për Shqipërinë dhe për paqen në Evropë.  Rreshter Twiddy, në emër të Madhërisë së Saj Mbretëreshës dhe të Forcave të Armatosura, unë Ju nderoj për sakrificën tuaj. Ju jeni shembulltyra e të gjithë të rinjve britanikë, shqiptarë dhe të kombeve të tjera aleatë që dhanë jetën për të çliruar të tjerët dhe për të na mbrojtur të gjithëve.  Britania e Madhe vajton të vdekurit e saj përtej detit. Të rënë për kauzën e lirisë. Zoti të bekoftë dhe Zoti i bekoftë të gjithë ata që luftojnë për lirinë tone”, tha  ambasadori Alastair King-Smith.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.