Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
51 %
5.1kmh
90 %
Mër
15 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
16 °
E mërkurë, 14 Prill, 2021
spot_img

Avioni grek u mbajt 30 minuta në ajër në Rinas, kompania ‘Aegean’ refuzon të sjellë udhëtarët te ‘Nënë Tereza’ (TENTATIVAT E DËSHTUARA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Avioni i kompanisë greke “Aegean Airline” që u mbajt 30 minuta në ajër në hapësirën ajrore shqiptare, refuzon të riniset nga Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës, mëson newsbomb.al. Pasagjerët që kishin prerë biletat dhe do të zbrisnin mëngjesin e sotëm në Rinas, nuk do të udhëtojnë.

Edhe pse TIA njoftoi pak më parë se për shkak të grevës së kontrollorëve të “AlbControl” fluturimi do të ribëhej nga Athina, duket se tentativat kanë dështuar dhe avioni i kompanisë “Aegean Airline” nuk do të vijë sot në Rinas.

“Operimet kane rifilluar normalisht në 09.55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë”, njoftoi TIA. Por, mesa duket pala greke tashmë nuk pranon që ky fluturim të kryhet, shkruan newsbomb.al.

Çfarë ndodhi sot në Rinas

Avioni i pasagjerëve i kompanisë greke “Aegean Airline” është nisur mëngjesin e sotëm nga Athina për të mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Kur ka mbërritur në Rinas, avioni ka kërkuar leje për ulje por kjo kërkesë nuk është aprovuar sepse kontrollorët e AlbControl janë në grevë, prej ditës së djeshme.

Duke shpresuar se kjo situatë do të zgjidhej shpejt, avioni me pasagjerë në bord ka kryer për 30 minuta manovra në ajër, mirëpo nuk ka marrë asnjë sinjal se mund të ulej në Rinas. Në këto kushte, ai është rikthyer përsëri në Athinë, nga ku ishte nisur, shkruan newsbomb.al.

Afro një orë më pas, drejtuesit e AlbControl dhe TIA-s kanë rënë dakord që avioni i “Aegean Airline” të rinisej nga Athina me pasagjerët që kishin prerë biletat sepse do t’i jepej leje të ulej në Rinas. Këtë e njoftoi dhe vetë TIA në faqen zyrtare. Duke qënë se fluturimet janë pezulluar nga protesta e kontrollorëve, avioni grek do të ishte i vetmi për të cilin aprovohej ulja.

Kur dukej se situata ishte normalizuar për uljen e avionit të “Aegean” në Rinas dhe pasagjerët ishin futur në bordin e avionit, në ulëset e tyre, pala greke ka lajmëruar se ky fluturim nuk do të bëhej pasi ata kishin qëndruar për 30 minuta në ajër, në hapësirën ajrore shqiptare, mëson newsbomb.al.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit