Hapësire reklamuese

Aktualitet

Erdhi në Rinas dhe pas 30 minutash në ajër u kthye, avioni grek niset përsëri nga Athina, i vetmi që do ulet te ‘Nënë Tereza’

Shkruar nga Newsbomb
Erdhi në Rinas dhe pas 30 minutash në ajër u kthye, avioni grek

Avioni grek i kompanisë “Aegean Airline” është nisur para pak minutash përsëri nga Athina, për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, “Nënë Tereza”.

Newsbomb.al mëson se pasi qëndroi për 30 minuta në ajër në hapësirën ajrore të Shqipërisë, avioni i nisur nga Athina u kthye sërish në aeroportin grek dhe zbriti të gjithë pasagjerët, pasi ulja në Rinas dështoi. Shkak është bërë greva kontrollorëve dhe stafit të AlbControl, prej ditës së djeshme.

Mirëpo, nga drejtuesit e AlbControl është marrë vendimi që avioni i kompanisë greke të niset përsëri pasi do t’i mundësohet ulja në pistën e Rinasit. Por, ky vendim vlen vetëm për këtë avion duke qenë se ai mbërriti mëngjesin e sotëm në Tiranë por nuk mundi të ulej.

Pas njoftimit, të gjithë pasagjerët e avionit të “Aegean Airline” janë nisur sërish drejt Tiranës.

Njoftim nga Aeroporti Nënë Tereza

Sot, më 7 Prill 2021, nga ora 9.23 deri në ora 09.55, orë lokale, janë ndërprerë operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror. Dy fluturime janë prekur nga ky fakt, Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Aegean Airline është kthyer sërish në Athinë.

Operimet kane rifilluar normalisht në 09.55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.