Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Forcat policore "zbarkojnë" në Vlorë, ARRESTOHEN pesë persona për armëmbajtje pa leje

Shkruar nga Newsbomb
Forcat policore "zbarkojnë" në Vlorë, ARRESTOHEN
Foto ilustruese

Një operacion i gjerë është zhvilluar ditën e sotme në qarkun e Vlorës nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë. Kontrolle të shumta janë shtrirë si në fshatra ashtu edhe në qytet.

Burimet paraprake bëjnë me dije se deri tani janë ndaluar pesë persona të cilët dyshohet se mbanin armë zjarri pa leje.

Operacioni vijon ndërsa ende nuk ka një njoftim nga Policia e Shtetit lidhur me detajet e plota të operacionit, identitetin e të ndaluarve apo armët e sekuestruara.

Veprimet procedurale janë në zhvillim ndaj pritet në vijim të jepet edhe një informacion zyrtar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese