Prej kohësh “Facebook” ishte përpjekur të konkuronte “Twitter”-in. Por, pas blerjes së kësaj platforme nga Elon Musk, “Facebook” duket se mbeti disi pas.
Megjithatë ditën e djeshme, platforma “Meta” lançoi një aplikacion të ri të quajtur “Threads”. Synimi i këtij programi është biseda në kohë reale në internet, një funksion që ka qenë prej kohësh pika kyçe për “Twitter”.
“Aplikacioni është shpërndarë vrullshëm, teksa plot 30 milionë përdorues janë regjistruar për herë të parë”. Këtë e ka thënë shefi i “META”-s, Mark Zuckerberg në llogarinë e tij të verifikuar të kësaj platforme.
“Do të duhet pak kohë, por mendoj se duhet të ketë një aplikacion për biseda publike me mbi 1 miliard njerëz në të. Tëitter ka pasur mundësinë ta bëjë këtë, por nuk e ka arritur atë”, shkroi Zuckerberg në Threads. "Shpresojmë se do ta bëjmë."
Lista e aplikacionit e përshkruan atë si një vend ku komunitetet mund të bashkohen për të diskutuar gjithçka, nga temat që u interesojnë sot deri tek ato që janë në trend.
"Për çfarëdo që të intereson, mund të ndiqni dhe të lidheni drejtpërdrejt me krijuesit tuaj të preferuar dhe të tjerët që i duan të njëjtat gjëra - ose të krijoni një ndjekës besnik tuajin për të ndarë idetë, opinionet dhe krijimtarinë tuaj me botën," ai lexon.
Meta tha se mesazhet e postuara në Threads do të kenë një kufi prej 500 karakteresh. Kompania tha se po e sillte aplikacionin në 100 vende përmes iOS dhe Android të Apple.
Aplikacioni Threads