Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarri te pallati në “5 Maj”, katër banorë dhe tre zjarrfikës mbeten të lënduar! Përfundojnë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri te pallati në “5 Maj”, katër banorë dhe tre
Zjarri

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në Tiranë, ku një pallat përballë QSUT-së në zonën e “5 majit”, është përfshirë nga flakët.

Raportohet se tre zjarrfikës dhe katër banorë kanë mbetur të lënduar nga flakët. Ata janë transportuar për në spital, ku po marrin edhe ndihmë mjekësore.

Po ashtu forcat e zjarrfikësve kanë shpëtuar edhe dy banore që kishin mbetur të bllokuara nga flakët.

Tashmë, është bërë një orë qëkur zjarri ka nisur në kullat e reja të banimit dhe flakët janë përhapur me shpejtësi në fasadën e jashtë. Madje, ka raportime se ka dhe apartamente të caktuara që kanë marrë zjarr brenda.

Një punë heroike është duke u bërë edhe nga Forcat Zjarrfikëse të Tiranës, pasi efektivët e reparteve po bëjnë gjithçka për të fituar kohë e për të shpëtuar çdo jetë.

Në vendngjarje ka një numër të konsiderueshëm të efektivëve të Policisë së SHtetit që po ndihmojnë dhe po menaxhojnë situatën, ekipe të urgjencës mjekësore dhe pak më parë kanë mbërritur dhe efektivë të Ushtrisë.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese