Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shkruar nga Newsbomb
Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Pothuajse i gjithë territori shqiptar do të dominohet ditën e sotme nga kushte atmosferike të paqëndrueshme ku do të ketë alternime kthjellimesh e vranësirash të dendura ç’ka do të shkaktojnë dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Në veri të vendit moti kryesisht do të sjellë vranësira e reshje të shpeshta shiu ndërsa temperatura minimale në këto zona do të zbresë deri në 14°C, ndërsa ajo maksimale pritet të mos kalojë 20°C.

Në zonat e ulëta, do të ketë intervale me diell, por vranësirat do të jenë të shpeshta, kryesisht në orët e pasdites. Reshje të izoluara nuk përjashtohen. Temperaturat do të variojnë nga 16°C në mëngjes deri në 25°C gjatë mesditës.

Në bregdetin shqiptar, moti do të jetë më i qëndrueshëm në orët e paradites, por pasdite parashikohet shtim i vranësirave, me mundësi për reshje të lehta në zonat si Vlora dhe Durrësi. Era do të fryjë nga veriu me intensitet mesatar, ndërsa dallgëzimi në det do të arrijë deri në 3 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese