Situata përballë QSUT-së vijon të jete alarmante ndërkohë që zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje në përpjekje për të shpëtuar jetë njerëzish.
Në pamjet e siguruara nga burimet shikohet momenti kur policië dhe zjarrfikës vrapojnë në drejtim të kompleksit për të hyrë në mes të flakëve që të shpëtojnë personat e ngecur brenda godinës.
Situata vijon të jetë alarmante ndërkohë që në vendngjarje janë shtuar forcat, pasi sipër ndërtesës së përfshirë nga zjarri mbërriti një helikopter i cili ka hedhur uji për të shuar zjarrin.
Banorët e ndërtesës që u përfëshi nga flakët renden rrugëve të tensionuar në pritje të përmirësimit të situatës.
Paraprakisht deri më tani raportohet se nga flakët janë dëmtuar tre persona dhe dy zjarfikës të cilët janë nisur me urgjencë në spital.

