qytetaret poshte nderteeses
Situata vijon të jetë dramatike në pallatin te “5 Maji” i cili është përshirë nga flakët këtë pasdite të marte. Ndërkohë poshtë ndërtesës ka dhjetëra banorë të cilët janë mbledhur, qoftë nga kurereshtja, qoftë duke pritur njerëz të cilët dyshohet se mund të mos jenë evakuuar ende nga ndërtesa.
Një punë heroike është duke u bërë edhe nga Forcat Zjarrfikëse të Tiranës, pasi efektivët e reparteve po bëjnë gjithçka për të fituar kohë e për të shpëtuar çdo jetë, teksa janë në luftë me flakët.
Ndërkohë situata mund të bëhet e rrezikshme edhe për ta, edhe për kalimtarët të për shkak se materialet shkëputen vazhdimisht nga katet e sipërme dhe bien në tokë.
Sondazh
Poll

