Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ulje të temperaturave, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shkruar nga Newsbomb
Ulje të temperaturave, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Territori shqiptar do të dominohet ditën e sotme nga masa ajrore të ngrohta duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpeshta të cilat në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të dobët e lokalë.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin, ku në skajin Verior-Verilindor do të krijojnë mundësi për rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 6°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 27°C vlera maksimale që pritet të shënohet në Kucovë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese