Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tragjedi në paraburgimin e 313-tës, dy efektivë policie ndërrojnë jetë brenda pak orësh

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedi në paraburgimin e 313-tës, dy efektivë policie
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në paraburgimin "313" në Tiranë, ku dy efektivë të policisë kanë humbur jetën brenda pak orësh nga njëri-tjetri.

Sipas informacioneve paraprake, viktima e parë është Zog Muhametaj, 62 vjeç, i cili ndërroi jetë rreth orës 21:36, gjatë ndërrimit të turnit. Ai ishte duke zhvilluar instruktazhin me efektivët që do të merrnin shërbimin, kur papritur ra pa ndjenja.

Sipas dëshmitarëve, mjekja dhe infermierja e institucionit mbërritën brenda pak minutash dhe konstatuan se 62-vjeçari ishte pa shenja jete. Ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak i shoqëruar nga infermierja e burgut, por nuk arriti të mbijetojë.

Ndërkohë, rreth orës 00:00 efektivi tjetër, Pëllumb Vrana, ndodhej në zyrën e drejtorit të institucionit, ku së bashku me Drejtorin e Policisë, Shefin e Sektorit të SHKB-së dhe Shefin e Sektorit të Kamerave po verifikonin pamjet e kamerave të sigurisë në lidhje me ngjarjen e parë.

Gjatë qëndrimit në zyrë edhe Pëllumb Vrana u ndje keq dhe humbi ndjenjat. Atij iu dha menjëherë ndihma e parë nga personat e pranishëm dhe infermierja e institucionit. Pasi iu rikthye pulsi, ai u transportua me ambulancë drejt Urgjencës së QSUT-së, ku rreth orës 01:00 ndërroi jetë.

Rrethanat e plota të të dy rasteve pritet të sqarohen nga grupi hetimor. Paraprakisht, dyshohet se të dy efektivët kanë ndërruar jetë si pasojë e problemeve kardiake.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese