Foto nga vendngjarja
Një pallat në kompleksin "Aura", në zonën e Laprakës në Tiranë, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të vona të natës.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një prej godinave të kompleksit. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.
Banorët e zonës janë shprehur të shqetësuar, duke pretenduar se mjetet zjarrfikëse kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje, që sipas tyre ka ndikuar në përhapjen e zjarrit.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkaqet e zjarrit, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes.
Sondazh
Poll
