Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Limasol në Greqi, ku një oficer policie ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas veten, duke i dhënë fund jetës.
Sipas mediave vendase, gruaja u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhet e intubuar dhe në gjendje kritike. Ndërkohë, efektivët e policisë e gjetën autorin pa shenja jete në vendin e ngjarjes.
Një dëshmitar, i cili ka parë të gjithë ngjarjen ka rrëfyer se u përpoq të ndërhynte duke i kërkuar burrit të largohej nga gruaja. Sipas tij, autori iu përgjigj: "Dil që këtej, është gruaja ime."
Dëshmitari shtoi se gruaja nuk mund të fliste, por kërkonte ndihmë duke ia bërë me dorë. Sipas dëshmisë së tij, ajo u qëllua një herë në kokë dhe tre herë në trup, ndërsa menjëherë më pas burri drejtoi armën nga vetja.
