Policia britanike ka arrestuar një emigrant shqiptar 32-vjeçar, i cili dyshohet se braktisi dy fëmijët e tij të vegjël për të takuar një vajzë që kishte njohur në internet.
32-vjeçari, i identifikuar si Ardjan, u arrestua nga Policia e West Midlands pas një operacioni të organizuar me ndihmën e grupeve që merren me identifikimin e personave të dyshuar për shfrytëzim seksual të të miturve në internet.
Sipas autoriteteve, shqiptari dyshohet se la vetëm në apartament dy fëmijët e tij, të moshës një dhe gjashtë vjeç, për t’u takuar me një vajzë të moshës 14-vjeçare, me të cilën kishte komunikuar përmes rrjeteve sociale.
Ndaj tij janë ngritur akuza të rënda, mes të cilave edhe organizimi i aktiviteteve seksuale, përfshirë dyshimet për tentativë për të organizuar një marrëdhënie treshe.
Pamjet e publikuara nga momenti i arrestimit tregojnë 32-vjeçarin duke kundërshtuar ndërhyrjen e policisë dhe duke shfaqur sjellje agresive.
