Teksa sot në Kuvend mbahet seanca e radhës plenare, përballë tij situata është shoqëruar me tensione. Ku protestuesit janë mbledhur që rreth orës 9 në priteje të mbërritjes së deputetëve, dhe ashtu si edhe protestat e mëparshme ata kanë përdorur të njëjtin skenar, kanë filluar të qëllojnë me vezë makinat e deputetëve.
“Shënjestrat" e fundit të këtij sulmi kanë qenë makinat e Ministres së Arsimit Mirela Kumbaro dhe Deputetit Socialist Blendi Çuçi, teksa ata po shkonin për në Kuvend.
Kujtojmë se kjo është dita e 51-të e protestës, e nisur fillimisht nga kundërshtia për ndërtimin e një resorti trusistik në Zvërnec, por që më tej mori përmasa më të mëdha duke kërkuar dorëheqjen e klasës politike.
