Hapësire reklamuese

Aktualitet

Temperatura të larta, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Shkruar nga Newsbomb
Temperatura të larta, mësoni parashikimin e motit për ditën
Foto ilustruese

Dita e shtunë do të jetë nën ndikimin e masave të nxehta ajrore duke sjellë mot të kthjellët dhe me temperatura të larta.

Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave të pakta në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat verilindore – juglindore, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 37°C vlera më e lartë përgjatë ultësirës perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë, por herë pas herë mesatare me shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese