Hapësire reklamuese

Aktualitet

Taulant Balla “i gëzohet” vrasjes së udhëheqësit të Iranit: Vdiq plaku i së keqes që cilësoi Shqipërinë vend djallëzor

Shkruar nga Newsbomb
Taulant Balla “i gëzohet” vrasjes së udhëheqësit
Foto ilustruese: Ali Khamenei e Taulant Balla

"Plaku i së keqes, që cilësoi Shqipërinë ‘vend djallëzor’, është vrarë”, shkroi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në lidhje me vdekjen e kreut të Iranit, Ali Khameneit.

Lajmi i vdekjes së Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, “mori dhenë” në rrjet e jo vetëm.

Një ngjarje e cila tronditi Iranin, për disa u cilësua e rëndë dhe njerëzit vajtuan për humbjen e tij. Por të shumtë ishin edhe ata që iu gëzuan vdekjes së Khameneit, në mesin e tyre renditet edhe deputeti socialist, Taulant Balla.

Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta në lidhje me humbjen e udhëheqësit të Iranit, ku operacionet ushtarake të udhëhequra nga bashkëpunimi i Amerikës dhe Izraelit po vijojnë, duke marrë qindra jetë njerëzish në Lindjen e Mesme. 

Ditën e sotme, mediat vendase, nga përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme, konfirmuan edhe vdekjen e ish-presidentit të Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, si dhe 3 ushtarëve amerikanë që humbën jetën në krye të detyrës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese