Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shkaktoi 33 milionë lekë dëm me tenderat, SPAK mbyll hetimet për Elvis Roshin dhe dërgon ish-kryebashkiakun e Kavajës për gjykim

Shkruar nga Newsbomb
Shkaktoi 33 milionë lekë dëm me tenderat, SPAK mbyll hetimet
Elvis Roshi

Vetëm pak ditë pas paraqitjes së ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi në Spak, i cili firmosi mbylljen e hetimeve, prokurori Elvin Gokaj ka bërë kërkesë në GJKKO për të kaluar çështjen ndaj Rroshit për gjykim.

Gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë është caktuar Rudina Palloj. Ish- kryetari i bashkisë Kavajë është marrë i pandehur për veprën penale për “shpërdorim detyre”.

Hetimi ndaj tij erdhi pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për parregullsi në tendera gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës.

Gjatë viteve 2013-2014, janë gjetur parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë. 

Sipas KLSH, Elvis Roshi bashkë me 10 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Kavajës, kanë shkaktuar një humbje prej 33 milion lekësh nga tenderat për rikonstruktimin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa prej rrugëve. Për 3 tenderë të tjerë, u konstatua se ofertuesi me çmimin më të ulët është skualifikuar padrejtësisht si rezultat i llogaritjes së gabuar të ofertës. 

Më 17 maj 2025, SPAK i sekuestroi celularin Roshit dhe ushtroi kontrolle personale nën dyshimin për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit, teksa bënte fushatë për kushëririn e tij Elton Roshi në Kavajë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese